Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, në një intervistë në Pressing, ka thënë se LDK nuk e ka ndërmend dhe as qëllim që të ‘peshkojë’ deputetë nga parti të tjera.
Kur është pyetur për aderimin e deputetes Doarsa Kica, e cila ka kaluar nga Guxo në LDK, Shala ka thënë ajo ka shkuar në LDK.
“Nuk e kemi marrë, ka ardhur vet, për shkak të bindjeve të veta dhe kjo mbyllet me kaq. Kjo është shumë mirë edhe për ne edhe për Doarsën”, ka thënë Shala.
“Ne nuk kemi qëllim që të marrim deputetë”, ka vazhduar ai.
Shala ka uruar partinë Guxo për zgjedhjen e strukturave të reja partikae, por ka refuzuar që të komentojë liderët e saj të rinj.