Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Kosova po dëgjohet, zëri i saj i merituar po e merr vëmendjen e merituar.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Dyert e hapura, ulësja dhe fjala e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është sukses historik i Republikës së Kosovës.
“Krenar me Kosovën tonë”, ka shkruar Gashi.
Postimi i tij i plotë:
Shtëpia mbahet me miq.
Kosova jonë po dëgjohet. Zëri i saj i merituar po zë vëmendjen e merituar. Dyert e hapura, ulësja dhe fjala e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është sukses historik i republikës sonë të suksesshme – Republikës së Kosovës. Kosova po plotësohet e po e plotëson edhe demokracinë e miqve ndërkombëtarë.
Krenar me Kosovën tonë!