Në tetor të vitit të kaluar, Qeveria Kurti, më konkretisht ministri i Financave, Hekuran Murati, arriti marrëveshje me Bankën Botërore që t’i marrë kredi 47 milionë euro, mjete financiare këto të destinuara për reformën e skemave sociale.
Mirëpo, sistemi i skemës sociale duket se nuk do ta gjejë reformimin që po e kërkon Qeveria, pasi që opozita po e bllokon atë në Kuvend. Kjo, nën pretendimin se marrja e kredisë për reformim të skemave sociale është një akt i paprecedent.
Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Ministria e Financave i ka akumuluar në llogari bankare gati 1 miliard euro, e po kërkon të marrë kredi nga Banka Botërore për pagesa sociale. Ku është logjika?”, ka shkruar Mustafa.
Postimi i plotë: