Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka kërkuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, që t’i procedojë pagat e mësimëdhënësve.
Mustafa, ka thënë të premten në Kuvend Murati duhet t’i procedojë pagat para se t’i bashkëngjitet rrugës së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi i cili të enjten ka kërkuar dorëheqjen nga posti.
“Ministri mendon që mësimdhënësit na qenkan organizatë kriminale dhe e paskan qëllim rrëzimin e Qeverisë. Dhjetëra mijëra mësimdhënës paskan punuar me dekada ta rrëzojnë ministrin nga pushteti thua se nuk kanë mision tjetër në jetë. Imagjino një ministër që mendon se krejt po punojnë ta rrëzojnë atë nga pushteti. Para se ti bashkëngjitësh rrugës së pa kthim të ministrit Latifi, procedoi pagesat për mësimdhënësit sepse as ata as fëmijët e tyre nuk ta kanë borxh këtë gjendje”, ka thënë Mustafa.