Deputeti i LDK-së Mustafa ankohet që Kurti nuk e dëgjoi ambasadorin amerikan për targat

Deputeti i LDK-së Mustafa ankohet që Kurti nuk e dëgjoi ambasadorin amerikan për targat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa është i ftuar në “Pressing” të T7.

Teksa po debatonte me analistin Jusuf Thaçi, deputeti opozitar përmendi atë që sipas tij “Kurti ka refuzuar ndërkombëtarët në rastin e targave”.

Ai përmendi ambasadorit amerikan që i kishte kërkuar Kurtit ta shtynte vendimin për targat.

“Ambasadori i Amerikës edhe publikisht i ka kërku kryeministrit Kurti që të shtyhet zbatimi i tyre sepse kanë një luftë në Ukrainë atje, një problem i madh”, ka thënë Mustafa.

“Veprimet në veri të shtyhen për një kohë që të gjendet një zgjidhje sado pak për Ukrainën. Nuk po them që nuk ekziston Ukraina, por nuk mund të thuash se u sanksionua me aleatet jo për shkak të Ukrainës”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq Thaçi i tha Mustafës se në këtë rast “aleatët e paskan sanksionuar një shtet më të dobët”.

Related Articles