Deputeti i LDK-së: Nuk besoj që dikush nga LDK-ja e ka takuar Radoiçiqin

Deputeti i LDK-së: Nuk besoj që dikush nga LDK-ja e ka takuar Radoiçiqin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, në emisionin DPT ka folur për përgjimin e ri të publikuar në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, dhe dy zyrtarëve të lartë të Listës Serbe, Sllavko Simiq dhe Millan Radoiçiq.

Biseda ishte zhvilluar në vitin 2021.

Quni tha në Klan Kosova se nuk beson që “dikush nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka takuar Radoiçiqin”.

“Është përfolur tek ne, që ka relacione me biznese, ka shpërlarje parash, është njeri autoritativ, përdorë dhunë në pjesën veriore, është i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, tha ai.

Related Articles