Deputeti i LDK-së nuk do ta marrë pagën kalimtare të deputetit: Nuk është e moralshme

Deputeti i LDK-së nuk do ta marrë pagën kalimtare të deputetit: Nuk është e moralshme

Ish deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka njoftuar se nuk do të aplikojë për të marrë të ashtuquajturën “pagë kalimtare” të deputetit që ligjërisht u takon deputetëve për disa muaj deri në legjislaturën e re.

Kjo pasi ai tha se një gjë e tillë do të ishte “e pamoralshme” që ai të merrte atë pagë pa punuar.

Ndërkohë, arsyetoi ai, në rast se ish-deputetët s’kanë të ardhura të tjera, atëherë do të ishte “morale.”

Postimi i plotë:

Sa për informim, deputetëve u takon një pagë “kalimtare” deri në konstituimin e ri.

Ligjërisht, kjo pagë mund të më takojë edhe mua. Janë rreth 7000 – 8000 euro në pytje minimalisht.

Sot vendosa të mos aplikoj për të. Mendoj që për mua nuk është e moralshme sepse kam mundësi të mbijetoj edhe në mënyra të tjera.

Po më kujtohet që këto para shpesh përfundojnë te tenderët njëburimorë, te Vuk Hamoviqët e rrymës dhe te hajnitë tjera të instaluara nga Vetëvendosje, por prapë s’po muj me marrë pare prej shtetit tim pa punu.

(Mendova edhe ti marr dhe ti jap në ndonjë organizatë bamirësie)

Në anën tjetër, mendoj që është krejtësisht morale për deputetët që kanë aplikuar për këtë pagë dhe që realisht nuk kanë të ardhura të tjera.

Ju dua.

Related Articles