Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani është bërë baba i një vajze, raporton Gazeta Enigma.
Ai gjatë seancë së djeshme të Kuvendit të Kosovës, iu ka shërbyer çokollata deputetëve me rastin e lindjes së vajzës.
Mirëpo, deputeti tjetër i VV-së ka zgjedhur një formë tjetër për të uruar Ramandanin për lindjen e vajzës.
Burim Meta i Guxo që është pjesë e Grupit Parlamentar të VV-së, ia ka zbërthyer këmishën deputetit, traditë kjo që duket se praktikohet nga Meta në këso raste.
“Me shkoqje të kujdesshme të këmishës e uruam Valon Ramadanin për lindjen e vajzës”, ka shkruar ai në storie në Facebook.