Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka thënë se që dy vite qeverisje nuk ka raste të nepotizmit.
Ai ngul këmbë se nuk ekziston asnjë rast i tillë teksa ka shtuar se i ka lutur familjarët që të mos aplikojnë në konkurse publike.
“Nuk ka nepotizëm në qeverinë e LVV-së në asnjë rast, po e them sinqerisht”, tha ai në T7.
“Nuk kam asnjë familjar që aplikon në konkurse publike. Ju lutna që të mos aplikojnë në këto konkurse. E kam një motër me dy mastera dhe i lutem që të mos aplikoj në konkurse publike. Si fenomen nuk e pranoj. Nuk ka në Kosovë raste të nepotizmit që dy vite qeverisje”, shtoi Rrustemi.