Deputeti i LVV-së: Nga nesër do të jem deputet i pavarur

Deputeti i LVV-së: Nga nesër do të jem deputet i pavarur

Fatmir Humolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka njoftuar se nga nesër do të jetë deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.

Humolli në emisionin “Ditari” në Tëvë1 ka thënë se nuk është i kënaqur me qeverisjen Kurti.

“Prej nesër besoj që do të jem deputet i pavarur brenda Kuvendit të Kosovës, dhe do të bëj përpjekje brenda mundësive të mia me ndiku edhe në Qeveri por edhe në pjesën e opozitës me reflektu. Sepse po kam përshtypje se as Vetëvendosja nuk e ka kuptuar pse i ka marrë 51%, e as opozita nuk e ka kuptuar drejt se pse është sot në opozitë”- ka thënë Humolli.

Ai ka thënë se këtë vendim e ka bërë publik edhe para një viti.

Related Articles