Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se menaxhmenti në ShSKUK është i korruptuar dhe sipas tij nuk duhet të mbrohet, por të shkarkohet nga Qeveria, raporton GazetaBlic.
“Ka tre muaj që po kërkoj përgjigje nga Qeveria në lidhje me Raportin i auditimi të SHSKUK-së për vitin 2021, ku janë evidentuar mbi 12 milionë euro keqperdorime në SHSKUK, ndërsa Qeveria hesht”, shkruan Haxhiu.
Haxhiu ka komentuar edhe vizitën e Kurtit që bëri sot në ShSKUK, ku thotë se ai e mbështeti menaxhmentin e korruptuar duke ua vënë fajet dhe akuzuar punëtorët e sigurimit fizik.
Sipas Haxhiut, Qeveria Kurti nuk ka asnjë strategji për zhvillimin e shëndetësisë.
Shkrimi i plotë
Menaxhmenti i korruptuar në SHSKUK nuk duhet të mbrohet, por të shkarkohet nga Qeveria.
Ka tre muaj që po kërkoj përgjigje nga Qeveria në lidhje me Raportin i auditimi të SHSKUK-së për vitin 2021, ku janë evidentuar mbi 12 milionë euro keqperdorime në SHSKUK, ndërsa Qeveria hesht!
Kur pash sot në mengjes Albin Kurtin në SHSKUK, mendova se ka shku me shkarku Bordin e SHSKUK-së për shkak të keqmenaxhimit dhe keqpërdorimeve të evidentuara nga auditori.
Por Kurti e paska mbështetë menaxhmentin e korruptuar duke ua vënë fajet dhe akuzuar punëtorët e sigurimit fizik.
Tani si ministër i Shëndetësisë Kurtin do ta shohim edhe më shpesh në QKUK, për ti zënë në befasi mjekët apo sigurimin fizik, për t’i amnistuar të korruptuarit të emëruar nga vetë ai.
Albin Kurti tash e 19 muaj në Qeveri ende pa asnjë strategji për zhvillimin e shëndetësisë.