Deputeti i PDK-së Jakup Nura, ka folur për mediat para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive.
Nura deklaroi se VV-ja ka pasur kohë të reflektojë dhe të shoh dëmet që i ka bërë.
“Shpresoj dhe besoj që do të nxjerrë një figurë që është më unifikuese. Ashtu siç edhe e kemi thënë edhe më herët, Partia Demokratike e Kosovës, në qoftë se është një figurë që s’ka qenë i implikuar në krim dhe korrupsion do ta votojmë”. deklaroi ai para mediave.
Kjo seancë vjen pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Prej të hënës ka nisur rrjedhja e afatit kushtetues 30 ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Aktgjykimi në fjalë ka sjellur rregulla të reja të lojës.
Një kandidat/e nuk mund të votohet më shumë se 3 herë.