Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka gjetur “të meta” në imazhin që zbuloi teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s, duke lejuar njerëzimin që ta shikojnë më afër skajin e universit.
Deputeti Kokaj, ka deklaruar se fotografia e publikuar nga NASA e ka projektimin në rrafsh, teksa ka folur për holografinë, teknikë kjo që mundëson përfitimin e fotografive tre-dimensionale.
“Fotografia i ka të metat e veta për shkak se është projektim në rrafsh. Para se ta lavdoj këtë fotografi, po flas për të metën, për arsye se e ka projektimin në rrafsh. Është një prezantim tjetër i informacionit që quhet holografi, për të cilin unë kam doktoruar, dhe është një lloj i veçantë i përpunimit të informacioneve, që është tredimensional”, tha Kokaj.
Ai ka thënë se për zbuluesin “ky imazh është zbulim që dikujt s’do t’i kishte shkuar në mend”.