Deputeti i Lvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka ‘ftuar’ nënkryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku që ta padisë Vetëvendosjen për shpifje.
Lushtaku ka reaguar pas publikimit të një videoje të re ku akuzohen shumë figura e familje për përfitime nga terminalet, që tani janë shtetëzuar.
“Zoti Lushtaku e dha versionin e tij. E ftoj t’a padisë LVV-në për shpifje mirëpo nuk pajtohem me pjesën ku thotë më ka djegur Serbia tash edhe LVV-ja. Nëse fshihemi pas serbëve në kuptimin e asaj se tash po më djegin këta. Luftën për çlirim nuk e ka bërë vetëm ai. E ka bërë populli krahas aleatëve ndërkombëtar dhe dëshmorëve të rënë”, ka thënë Rexhaj në RTV Dukagjini.
Rexhaj tha se publikimi i videos ku akuzoheshin figura të pushteteve të kaluara për lidhje me terminalet doganore, është demokratike.
“Janë metoda demokratike, metoda që i përdorë çdo subjekt politik jo vetëm në Kosovë por gjithandej në Evropë. Krahasimi i punës sonë të hapjes së terminalit në Durrës është lajm i mire për Kosovën po krahas kësaj, ne donim të tregonim se çfarë ka ndodhur në të kaluarën”, ka deklaruar ai.