Deputeti i VV-së: Nuk e votoj projektbuxhetin e vitit 2023

Deputeti i VV-së: Nuk e votoj projektbuxhetin e vitit 2023

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Fatmir Humolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për buxhetin e vitit 2023, pasi që sipas tij në këtë buxhet nuk planifikohet asgjë për sektorët e sigurisë.

“E pash këtë projekt ligj as nuk është i majt as djath. Ky projekt ligj për 2023 e dëmton sigurinë e vendit tonë sepse s`ka motivim për veteranët e luftës, sigurimi i policies, sigurimi i FSK. Në qoftë se ne nuk i sigurojmë pjesëtarët e FSK, policinë, atëherë me çfarë motivi ata mund të ballafaqohen me Serbinë, kur Serbia çdo ditë po na kërcënon me polici, ushtri, kriminelë në Veri. Unë nuk do ta votoj këtë buxhet dhe se askush nuk ka të drejt t`i anashkaloj këto vlera. Ftoj Qeverinë dhe deputetët e VV-së për reflektim”, tha Humolli ndër të tjera.

Related Articles