Deputeti i VV-së, që vije nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli është përfshirë në debatin për kërkesat e SBASHK-ut ndaj Qeverisë, mosrealizimi i të cilave ka shkaktuar grevë në arsim që 13 ditë.
Avdyli ka paraqitur një grafikon, që sipas tij dëshmon se Kosova sa i përket pagave të mësimdhënësve qëndron më mirë se disa vende që janë pjesë e BE-së.
“Arsimtarët Bullgar pagën vjetore e 6121€ (510 € në muaj) kurse ata Rumun 7274€ (606€ në muaj). Kosova edhe pse me buxhetin më të vogël në regjion e me GDP më të ulët, qëndrojmë në nivelin e vendeve të BE-së nga regjioni i Ballkanit”, shkroi ai.
“E me ligjin e ri të pagave do kemi arsimtarët më të paguar në regjion e pak më gjerë”, shkroi tutje ai.
Postimi i plotë i Avdylit:
Nga tabela me pagat vjetore të mësimdhënësve në Europë mund të shihni se Kosova qëndron më mir ose njëjtë me disa nga shtetet që ka shumë vite që janë pjesë e Bashkimit Europian.
Arsimtarët Bullgar pagën vjetore e 6121€ (510 € në muaj) kurse ata Rumun 7274€ (606€ në muaj). Kosova edhe pse me buxhetin më të vogël në regjion e me GDP më të ulët, qëndrojmë në nivelin e vendeve të BE-së nga regjioni i Ballkanit.
E me ligjin e ri të pagave do kemi arsimtarët më të paguar në regjion e pak më gjerë.
Por prapë do mbetemi më të “nënpaguar” se vendet më të zhvilluara në botë si Zvicra e Luxemburgu.