Deputeti i Vetëvendosjes, Besim Muzaqi, i cili kritikoi Projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale, të cilin e paraqiti deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu.
Muzaqi tha se nuk është praktikë që Ligjet të sillen nga opozita, pasi që siç thotë ai, PDK-ja është e njohur “për çrregullim dhe jo për rregullim”.
Madje, ai e ka akuzuar PDK-në se qëllimet i ka vetëm për interesa të kompanive private.
“Në këtë çështje e kemi ngritur moti, pavarësisht nevojës ne jemi të bindur që ky proces do të bëhet në mënyrë profesionale. Kolegët nga PDK në bashkëpunim me disa militant të tyre ia kanë ndërruar faqen e parë udhëzimit administrative dhe të njëjtin po duan të bëjnë ligj. Nuk është praktikë që ligjet të sillen nga opozita dhe nuk ka bërë asgjë në drejtim dhe jeni të njohur për çrregullim”, ka thënë Muzaqi.