Deputeti i VV-së për Kodin Civil: Në asnjërin organ të partisë nuk është diskutuar paraprakisht

Deputeti i VV-së për Kodin Civil: Në asnjërin organ të partisë nuk është diskutuar paraprakisht

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka treguar se në Lëvizjen Vetëvendosje dhe në organet e saj asnjëherë nuk është diskutuar për projektligjet për Fertilizimin, Kodin Civil dhe ai i Gjendjes Civile.

Ai ka thënë se për këtë lloj “menaxhimi”  përgjegjës është edhe kryeministri Kurti.

“Fatkeqësisht ligjet apo përmbajtjet e tyre i kemi kuptu pasi janë sjellë prej Qeverisë, të tria ligjet edhe Ferilizimi edhe Gjendja Civile edhe Kodi Civil…në asnjërin prej organeve të Vetëvendosjes as në grupin parlamentar nuk janë diskutu paraprakisht. Masi që kanë ardh, për shkak të problematikave është fillu edhe është diskutu. Mirëpo, para se të vinë nuk është diskutu në asnjanin prej forumeve; as të subjektit e as në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ai në TV Dukagjini.

Sa i përket projektligjit për Gjendjen Civile ai ka thënë se përmbajtjen e projektligjit e kanë kuptuar “5 minuta para se me hi në votim për përmbajtjen, ku provohet që të u lejohet ndryshimi i gjinisë varësisht qysh ndihen ata…”.

“Natyrisht që ligjet vinë prej qeverisë, natyrisht që kryetari i qeverisë, kryeministri përgjegjës, fillimisht është kryeministri pastaj ministrat nga sponsorizohen. Secili ligj  duhet me u votu në qeveri ku është pjesë edhe kryeministri edhe zëvendëskryeministrat edhe të gjithë dhe pastaj vjen në Kuvend për me i bë ndryshimet dhe me i bë votimet të cilat janë”, ka thënë ai.

Related Articles