Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë mori vendim që të ulen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
E marrja e këtij vendimi po i duket i ngutshëm deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.
Madje, Rrahmani ka një lajm të mirë për pagat në gjyqësor.
Deputeti që shpeshherë del në kundërshtim me vendimet e partisë së tij, edhe kësaj radhe nuk pajtohet që në sistemin e gjyqësorit të ketë ulje të pagave.
Rrahmani u shpreh se kryeministri Kurti është dashur të pres miratimin e Ligjit për Paga.
“Është vendim pak i ngutshëm për shkak se Ligji i Pagave është duke u rregulluar. Por aq sa kam pa, me Ligjin për Paga rritet paga në gjyqësor në përgjithësi”, u shperh ai për Sinjalin.
Ndërsa e ripërsërit se vendimi ishte i ngutshëm dhe se Kurti “është dashtë me prit”.
Rrahmani është ndër deputetët i cili ka guxuar të dalë hapur kundër vendimeve të Qeverisë.
Ai, po ashtu ka kundërshtuar edhe votimin e Projekt Kodit Civil i cili parasheh bashkëjetesën mes gjinive të njëjta.
Ndryshe, propozimin para kabinetit qeveritar e bëri kryeministri Albin Kurti, i cili tha pagat në sistemin e drejtësisë nuk kanë mundur të ulen për shkak se në Kushtetuese ka qenë trajtimi i ligjit të pagave.
I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), të cilët vendosën që të reduktohet puna në gjykata si dhe të pezullohet bashkëpunimi në çdo aktivitet që organizohet, apo ku janë të pranishëm përfaqësues të Qeverisë së Kosovës.