Deputeti i VV-së thotë se FBI duhet të përfshihet në hetimin rastit të vrasjes së policit serb dhe të Faton Hajrizit

Deputeti i VV-së thotë se FBI duhet të përfshihet në hetimin rastit të vrasjes së policit serb dhe të Faton Hajrizit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se duhet hetim ndërkombëtar rreth vrasjes së policit në Serbi dhe vrasjes së Faton Hajrizi.

Ai madje, ka rekomanduar që ky hetim të bëhet nga ndonjë strukturë policore ndërkombëtare si FBI apo Scotland Yard.

“Ajo çfarë kërkoi ministrja Haxhiu është përveçse e drejtë edhe shumë e nevojshme. Duhet një hetim ndërkombëtar për rastin e fundit që ndodhi në Serbi me vrasjen e Policit pastaj edhe të Faton Hajrizit. Këtë hetim do të ishte mirë ta bënte një strukturë policore ndërkombëtare siç mund të jetë FBI, Scotland Yard e të tilla të kësaj kategorie”, ka shkruar ai.

Related Articles