Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka komentuar vizitat zyrtare të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, udhëtimi në Amerikë i Krasniqit dhe Abdixhikut iu shkoi për huq.
Madje, ligjvënësi i pushtetit thotë se fituesit e vetëm janë ata që lobistët që i organizojnë këto takime.
“Të vetmit fitues janë lobistët përfitues që organizojnë takime”, shkroi ai në Facebook.