Deputeti i zgjedhur i AAK-së tregon nëse do ta votonin Fatmir Limajn për kryeparlamentar

Deputeti i zgjedhur i AAK-së tregon nëse do ta votonin Fatmir Limajn për kryeparlamentar

Lahi Brahimaj, deputet i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar se deri tani as Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, dhe deputët e zgjedhur nga subjekti i tij, nuk janë deklaruar zyrtarisht se do të mbështetin Lëvizjen Vetëvendosje me vota në ditën kur pritet të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Ai  është pyetur se nëse Limaj do të propozohej si kryetari i Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje se a do ta votonin pjesëtarët e AAK-së, pasi kishin koalicion parazgjedhor.

“Kushdo qoftë, ai do të jetë propozim i Lëvizjes Vetëvendosje, sigurisht që Z. Fatmir Limaj nuk ka të drejtë të kandidojë për kryetar të Kuvendit të Kosovës, vetëm nëse e propozon LVV-ja, por këto janë vetëm spekulime sepse Fatmir Limaj dhe Nisma ende nuk janë prononcuar për këtë gjë”.

“E tha më herët edhe Mimoza Kusari-Lila se supozohet se i kanë tre vota të Z.Limaj, por që nuk e kanë të konfirmuar”, ka thënë Brahimaj.

Ndër tjera, Brahimaj ka shtuar se nuk beson që dikush i Nismës do t’i bashkohet LVV-së.

“Për besë kam pas një aksident në punë dhe nuk kam mundur të lëvizë, asnjë ditë por ndoshta jam më pak i informuar, por nuk besoj se as Z.Limaj dhe askush nga Nisma, nuk do t’i bashkohet të keqes së Kosovës, pra LVV-së”, ka pohuar Brahimaj.

Related Articles