Deputeti malazez: Nëse për t’u bërë ministër duhet ta njoh Kosovën, më mirë mbjell domate 

Deputeti malazez: Nëse për t’u bërë ministër duhet ta njoh Kosovën, më mirë mbjell domate 

Njëri prej liderëve të koalicionit Za Buducnost Crne Gore, (Për të ardhmen e Malit të Zi) Milan Knezheviq, ka thënë se më mirë do të mbillte domate, sesa të njihte shtetin e Kosovës, si kusht për t’u bërë ministër i Qeverisë së re.

Këtë ai e tha në një debat drejtuar deputetit malazez, Daniel Zhivkoviq.

”Zotri Zhivkoviq, nëse ështe kusht që për t’u bërë ministër i qeverisë së 44 apo 45, apo edhe 726, se duhet ta njoh të ashtuquajturën ”Republikë e Kosovës”, unë do të shkoj në fshat e të mbjell domate, e ta ruaj fytyrën”.

Za Buducnost Crne Gore është pjesë e qeverisë së re në Mal të Zi, ku edhe nga ky koalicion atje u zgjodh edhe kryetari i Kuvendit.

Related Articles