Deputeti ukrainas në KiE: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas në KiE: Kosova është Evropë

Në Strasburg të Francës po mbahet diskutimi i Asamblesë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Deputeti ukrainas, Oleksii Goncharenko ka mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Dua të uroj Kosovën. Kosova e meriton. Bota e lirë duhet të bashkohet”, tha deputeti Goncharenko.

Ai në fund të fjalimit të tij tha në gjuhë shqipe “Kosova është Europë.

Olekssi Goncharenko është deputeti i Ukrainës e cila nuk e ka njohur Kosovën.

Related Articles