Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së fortë për Kosovën në luftën kundër terrorizmit, duke dënuar ashpër sulmin terrorist në kanalin e ujit Ibër-Lepenc, raporton Enigma.
Kearns ka thënë se sulmi terrorist Ibër Lepenc ishte një përpjekje e qartë për t’i shkaktuar dëm civilëve.
”Sulmi terrorist në rrugën ujore Ibër Lepenci në Kosovë ishte një përpjekje e qartë për t’i shkaktuar dëm civilëve përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike. Dështimi i Serbisë për të arrestuar dhe deportuar Milan Radoicic dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjska i inkurajon të tjerët të ndjekin shembullin e tyre, duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas akteve të tilla”, shkroi ajo në X.
Sipas deputetes britanike, dështimi i Serbisë për ta arrestuar dhe ekstraduar Millan Radoiçiqin, dhe përgjegjësit e tjerë në Banjskë, i inkurajon të tjerët të ndjekin shembullin e tyre, duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas akteve të tilla, tha ndër të tjera ajo.
The terrorist attack on the Iber Lepenci waterway in Kosovo was a clear attempt to inflict harm on civilians through the destruction of critical infrastructure.
The failure of Serbia to arrest and deport Milan Radoicic and others responsible for the Banjska attack encourages…— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) December 3, 2024