Deputetja britanike: Milan Radojçiqi dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë

Deputetja britanike: Milan Radojçiqi dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë

Deputetja britanike, Alicia Kearns, e ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë dhe vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut.

Ajo ka kërkuar që Milan Radojçiqi dhe përgjegjësit tjerë të vihen para drejtësisë.

“Një vit nga sulmi i Banjskës. Një vit që nga vrasja e Afrim Bunjakut”, ka shkruar Kearnsi në X.

“Milan Radojçiqi dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë. Drejtësia është e nevojshme për pajtimin dhe paqen në Ballkan”, shtoi ajo.

Related Articles