Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, do t’i nënshtrohet një operimi i cili nuk bëhet në Kosovë dhe për këtë ajo ka udhëtuar për në Gjermani.
Musliu është nisur sot, ndërsa javën e ardhshme do t’i nënshtohet operimit.
Bashkëpartiakja e saj Ariana Musliu-Shoshi, i ka uruar asaj shërim të shpejtë.
“Shërim të shpejtë mikja ime Ganimete Musliu. Të presim edhe më të fortë”, ka shkruar Musliu Shoshi në Facebook.
Musliu për shkaqe shëndetësore nuk mundi të merrte pjesë as në seancën solemne për nder të Pavarësisë së Kosovës.
“Me vjen keq që për arsye shëndetësore sot nuk isha në seancën solemne për nderë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës! Mungesa ime është e parëndësishme por mungesa e këtij simboli është e patolerueshme!”, ka shkruar Musliu.