Deputetja e LDK-së: Barrikadimi i veriut nga serbët, nuk ishte koha tani për reciprocitet

Deputetja e LDK-së: Barrikadimi i veriut nga serbët, nuk ishte koha tani për reciprocitet

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka folur për Gazeta Blic lidhur me situatën në veri, ku serbët kanë vendosur barrikada në rrugët që çojnë në pikat kufitare me Bërnjak dhe Jarinje.

Ajo thotë se nuk ka qenë koha e duhur tani për reciprocitet, pasi vijnë shumë mërgimtarë në Kosovë dhe kalojnë nëpër Serbi.

“Qeveria ka vendosur reciprocitetin e dokumenteve e cila hyn në zbatim sonte në mesnatë. Personalisht mendoj se nuk ka qenë koha tani, kur dihet se shumë mërgimtarë tanë udhëtojnë me familjet e tyre nëpër Serbi”, shprehet deputetja.Sipas saj, serbët çdoherë kanë reaguar ose me barrikada ose me forma tjera për ta kundërshtuar reciprocitetin.

“Në çdo formë reciprociteti nga Kosova, serbët kanë reaguar ose me barrikada ose forma tjera. Shteti ka detyrat e veta dhe organet e sigurisë kuptohet por kam drojë se reagimi mund të jetë jashtë parashikimeve. Shpresoj që të jetë vendim i duhur por koha nuk ka qenë tani”, deklaron Bunjaku-Rexhepi për Gazeta Blic.

Related Articles