Deputetja e LDK-së: Kurti të hënën e refuzoi marrëveshjen, pse po bën filma?

Deputetja e LDK-së: Kurti të hënën e refuzoi marrëveshjen, pse po bën filma?

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka deklaruar se marrëveshjen e njëjtë që qenka arritur sot në Bruksel për targat, të hënën kryeministri Albin Kurti e pati në tavolinë.

Sipas saj, ai e r refuzoi dhe Kosova doli keq para BE-së dhe SHBA-së.

“Pse kryeministër po bon filma? Vet je bërë skenarist e vet producent. Por, më së miri të shkon për aktor. Andaj, shko në Hollywood,atje ndoshta ta shohin hajrin. Kosova jo”, shkroi ajo në Facebook.


Related Articles