Deputetja e LDK-së: Qeveria Kurti ia ka shkatërruar ëndrrat secilit që ka besu në ndryshim në drejtësi

Deputetja e LDK-së: Qeveria Kurti ia ka shkatërruar ëndrrat secilit që ka besu në ndryshim në drejtësi

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka numëruar disa kritika ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, sa i përket drejtësisë.

Kica Xhelili në fjalimin e saj, potencoi se sot drejtësia po luftohet dhe korrupsioni po triumfon.

“Kështu ia ka shkatërruar ëndrrat secilit që ka besuar në ndryshim në drejtësi. Para katër viteve ju thanë që korrupsioni do të luftohet e drejtësia do të triumfoj e katër vjet më pas qëllojani se çka ka ndodhur? Drejtësia po luftohet dhe korrupsioni po triumfon”, tha ajo në fjalimin e saj.

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës në Prishtinë po e mban “tubimin e ndryshimit” nën moton “Lumir 2025, bëhu ndryshimi”.

Aty LDK-ja do t’i prezantojë edhe kandidatët për deputet që do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit./GazetaEnigma/

Related Articles