Deputetja e LDK-së: Tregu i energjisë po shndërrohet në kërcënim serioz për ekonominë dhe qytetarët

Deputetja e LDK-së: Tregu i energjisë po shndërrohet në kërcënim serioz për ekonominë dhe qytetarët

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kërkon hetim dhe auditim të sektorit të energjisë, duke ngritur akuza për keqmenaxhim dhe praktika monopoliste

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka ngritur alarmin për situatën në tregun e energjisë, të cilin e cilëson si një kërcënim të drejtpërdrejtë për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. Ajo ka kritikuar ashpër Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe për siç thotë, sjellje të papërgjegjshme institucionale.

“Edhe me alarmant është fakti se sipas të dhënave të Doganave vetëm në katër muajt e parë të vitit 2025, importi i energjisë ka arritur shumën 140 milionë euro, aq sa ishte importi për komplet vitin 2024.”, ka shkruar mes tjerash Bajrami, transmeton IndeksOnline.

Postimi:

Related Articles