Deputetja e LVV-së: Qytetarët do të falënderohen Qeverisë Kurti që nuk e kanë votuar Projektligjin për tërheqjen e Trustit

Deputetja e LVV-së: Qytetarët do të falënderohen Qeverisë Kurti që nuk e kanë votuar Projektligjin për tërheqjen e Trustit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, në një intervistë në emisionin “Info 10” në Kanal 10 ka folur për ngjarjet aktuale dhe krizat në Kosovë.

Kryeziu-Hyseni tha se qytetarët do të falënderohen Qeverisë Kurti që nuk e kanë votuar Projektligjin për tërheqjen e Trustit.

“Jam e bindur që qytetarët do të na falënderohen më vonë për faktin që nuk e  votuam Trustin. Mos të harrojmë që është krijuar një precedent shumë i rrezikshëm kur është lejuar tërheqja e 10%. Ajo çka do të ndodhte është se do të krijonim një skandal tepër të madh në një proces shumë të rëndësishëm financiar siç është kursimet pensionale”, tha ajo.

Sipas saj tërheqja e mjeteve nga Trusti dëmton rëndë ekonominë dhe do të ishte një problem shumë i madh për gjeneratat e ardhshme.

“E rëndësishme është të mos e lejojmë të ndodh një gjë e tillë. Është një problem jashtëzakonisht i thellë që do të ja linim pas gjeneratave që do të vinin”, tha më tej Kryeziu Hyseni.

Related Articles