Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, ka njoftuar se bashkë me babain e saj e kanë vizituar ish-krerët e UÇK-së, që po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Ata së bashku kanë shkuar që t’i vizitojnë ish-presidentin, Hashim Thaçin dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, por që aty kanë takuar edhe Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin.
“Sot, bashkë me Babin ishim në vizitë te Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari Kadri Veseli. Aty takuam edhe Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin”, ka shkruar Zejnullahu.
Ajo ka thënë se ata ishin mirë me shëndet, plot energji dhe të vendosur.
“Të gjithë ishin mirë me shëndet, plotë energji dhe të vendosur. Krenarë dhe të fortë! Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë! Asnjë gjykatë në botë nuk mund ta rishkruajë historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe t’i shlyejë krimet kundër njerëzimit e gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë. Të fala për të gjithë!”, ka shkruar deputetja e PDK-së.