Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka thënë se Kimete Kodra, bashkëshortja e heroit, Ilaz Kodra është pushuar nga puna në Postën e Kosovës.
Ajo ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti, se këto largime janë politike.
“Si familjarë të komandantit Ilaz Kodra, 30 prilli për ne është ditë përkujtimi dhe krenarie. I tillë ishte edhe sot. Në emër të familjes, i falënderoj të gjithë të afërmit dhe miqtë që na qëndruan pranë dhe ndan me ne dhimbjen dhe kujtimet për të”, shkruan Deliu.
“Për nderimet e sotme, po ashtu, e falënderoj edhe kryeministrin Kurti. Megjithatë, e ndjej për obligim ta them edhe publikisht, që menaxhmenti i ri i Postës së Kosovës, i zgjedhur aty nga Qeveria Kurti, si vazhdimësi e largimeve politike nga puna në këtë institucion, para dy muajsh e ka larguar nga puna edhe bashkëshorten e Ilazit, Kimeten. Ajo tani është duke i kërkuar të drejtat e saj në rrugën ligjore”.
“Por, mbi të, përveç dhimbjes që ndjen vazhdimisht për humbjen e njeriut më të dashur, sot rëndojnë edhe padrejtësitë e pushtetit të kryeministrit Kurti”, shkruan tutje ajo.
Kurti sot bëri homazhe dhe vendosi lule te Kompleksi Memorial në Marinë të Skenderajt, në 23-vjetorin e rënies heroike të Ilaz Kodrës.
Postimi i plotë: