Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pasi nuk u ekzekutuan pagat e shtatorit për mësimdhënësit, të cilët ishin në grevë.
Sipas saj, ky veprim është trajtim armiqësor ndaj mësimdhënësve.
“E turpshme mënyra e trajtimit armiqësor të mësimdhënësve tanë! Edhe më e turpshme arsyeja e këtij trajtimi të ndërtuar mbi paranojën e Kryeministrit se sindikatat duan ta pengojnë instalimin e pushtetit të tij absolut, sepse atë politik nuk mund t’ia cenojë. Atë e vendos vullneti politik i qytetarëve”, ka shkruar Deliu në Facebook.
Ajo e ka quajtur hakëmarrje të hapur, pasi thotë se po jep shembull për të gjithë ata që synojnë ta sfidojnë.
Reagimi i plotë: