Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas propozimit të Glauk Konjufcës nga Vetëvendosje si mandatar për kryeministër.
Ajo tha se ky veprim vetëm sa e thellon krizën politike në vend, duke theksuar se për ta bërë Konjufcën kryeministër duhen 61 nënshkrime, numër që sipas saj “nuk del me dëshira e as me propagandë”.
“Ali Hoxha — Hoxhë Alia, krejt njëjt! Propozimi i Glauk Konjufcës si mandatar i ri nga Vetëvendosje vetëm sa e thellon krizën në të cilën ndodhemi. Për ta bërë Glaukun kryeministër duhen 61 nënshkrime, por duket se po e harrojnë që numrat nuk dalin me dëshira e as me propagandë. Populli mat me punë, besim e drejtësi!”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.
