Deputetja e PDK-së pyet Gërvallen për postimin në Twitter: Më mirë do të kishte qenë që të bëhet në gjuhën shqipe

Deputetja e PDK-së pyet Gërvallen për postimin në Twitter: Më mirë do të kishte qenë që të bëhet në gjuhën shqipe

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e ka pyetur ministren e Jashtme, Donika Gërvalla lidhur me një postim të publikuar nga MPJD-ja i cili shkaktoi reagime të shumta, raporton Gazeta Enigma.

“Mos keni filluar të mendoni se Kosova është më e fortë me qeverinë tuaj, dhe ju do ta merrni barrën për ta sfiduar Rusinë”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Në përgjigjen e saj ministrja Gërvalla tha se mbanë përgjegjësinë e plotë politike për atë postim.

“Ju jap plotësisht të drejtë, e marr përgjegjësinë politike për atë postim. Duke u munduar në 270 shkronja në mesazh të komplikuar duke lënë anash lidhëset ka shkaktuar një tekst të tillë”, ka thënë Gërvalla.

Ajo më tej ka sqaruar edhe mesazhin që kanë dashur ta përçojnë përmes atij postimi, duke thënë se asnjëherë nuk ka qenë mesazhi ai që Kosova është e fortë.

“Kemi marrë të njëjtin tekst e kemi zgjeruar në fjalorë dhe kemi futur të gjitha lidhëzat që kanë munguar dhe tash kemi një mesazh të kuptueshëm. Është një mesazh që kemi dashur ta përçojmë. Kosova synon dhe do të jetë gjithmonë në anën e aleatëve të saj të rëndësishëm në çdo fazë të lehtë apo të vështirë. Në atë postim nuk shkruan që Kosova është e fortë dhe perëndimi është i dobët, por shkruan që Putini e llogarit që perëndimi të jetë i dobët. Ai mesazh dëshiron të tregojë që Kosova qëndron fort në krahë të aleatëve të saj”, tha Gërvalla. 

Related Articles