Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka folur në lidhje me grevën në arsim që po vijon që nga data 25 gusht.
Hoxha tha se dje në mbledhjen e Komisionit për Arsim, u tha nga SBASHK se ja kanë dërguar 80 shkresa Qeverisë që nga muaji maj.
“Nga data 25 gusht BSPK ka shpllur greven e përgjithshme. Dje në mbledhjen e Komisionit u tha se ishin 80 shkresa që kjo Sindikatë i kishte dërguar Qeverisë që nga muaji maj. Pasojat te të gjithë janë të medha, mbi 300 mijë fëmijë janë në shtëpi. Mesimdhënesit nuk kerkojnë asgjë më shumë se dinjitet, ata që kanë kontribuar në vitet 90 fatkeqësisht sot nuk kanë as pension. Pse greva po vazhdon nëse janë plotësuar kerkesat siç thotë Ministrja dhe Kryeministri”, tha ajo, raporton Gazeta Blic.
“Qeveria thotë se janë plotësu kërkesat, Sindikata thotë se nuk janë plotësu, duhet me gjetë një gjuhë të përbashkët. Duhet të gjejme platformë ndërmjetesimi” deklaroi deputetja Hoxha.