Deputetja e PDK-së: Të njëjtit që pretendojnë se po e luftojnë gjuhën seksiste, sot po e sulmojnë Duda Baljen

Deputetja e PDK-së: Të njëjtit që pretendojnë se po e luftojnë gjuhën seksiste, sot po e sulmojnë Duda Baljen

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e ka dënuar gjuhën e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ndaj deputetes tjetër Duda Balje.

Ajo e ka rikujtuar gjuhen e liderit të VV-së Albin Kurtit, i cili para disa ditësh akuzoi “opozitën” se nuk po e përkrahin një femër për deputete.

Deliu-Kodra tha se të njëjtit që pretendojnë se po e luftojnë gjuhën seksiste, sot po e sulmojnë Duda Baljen me gjuhë fyese e përçmuese.

“Të njëjtit që pretendojnë se po e luftojnë gjuhën seksiste, sot po e sulmojnë Duda Baljen me gjuhë fyese e përçmuese. Kur voton sipas interesit të tyre, bëhesh “partnere e respektuar”. Kur shpreh qëndrim ndryshe, bëhesh “objekt sulmi”. Ky nuk është qëndrim parimor, është standard i dyfishtë. Gratë në politikë meritojnë të gjykohen për qëndrimet e tyre, jo për përkatësinë gjinore apo etnike”, ka shkruar ajo në Facebook.

Related Articles