Deputetja e PDK-së uron të gjithë besimtarët e krishterë për Krishtlindje

Deputetja e PDK-së uron të gjithë besimtarët e krishterë për Krishtlindje

Deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Krishtlindjet.

Ismaili është takuar me motrën Smila, ku është shprehur se është e lumtur që i bashkëjetojmë me dashuri parimet e dy traditave tona, traditën islame dhe traditën krishtere.

“Muhabete të këndshme dhe mësime të përjetme janë ndejat me motrën Smila”.

“Shpejt ikën koha por edhe ëmbëlsirat në tavolinë, kur motra Smilë rrëfen për jetën dhe fuqinë e besimit”, ka shkruar Ismaili.

“Jam e lumtur që bashkë i jetojmë dhe zbatojmë me dashuri parimet e dy traditave tona, traditës islame dhe traditës krishtere, siç janë paqja,vullneti i mirë për punë të mira, fjala e mirë, fqinjësia e mirë, kujdesi ndaj bonjakëve dhe varfënjakëve, si dhe drejtësia”.

“Me urime të përzemërta për të gjithë besimtarët e krishterë! Paqe & dashuri për jet’e’mot!”

Related Articles