Deputetja e PDK-së: Vendimi për të ndaluar pagat e mësimdhënësve diskriminues dhe i paligjshëm

Deputetja e PDK-së: Vendimi për të ndaluar pagat e mësimdhënësve diskriminues dhe i paligjshëm

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Eliza Hoxha, tha se Qeveria u thirr në Nenin 18 te Ligjit për Greva për mosprocedimit e pagave të mbi 20 mijë punonjësve grevistë të arsimit, por në mënyrë selektive ngase pagoi grevistët e administratës.

Për çfarë, pyeti Hoxha, ky zbatim selektiv i ligjit. “Vetëm mësimdhënësit u dënuan, por u dënuan edhe ata mësimdhënës që s’kanë grevuar dhe ato në pushime mjekësore dhe lehonat”.

Diskriminim dhe paligjësi, e quajti Eliza Hoxha, mënyrën se si ka vepruar Qeveria e Kosovës me mospagesën e pagave të mësonjësve.

“As ministria dhe as qeveria nuk ka të drejtë të ndërhyjnë në financat e pushtetit lokal, sepse komunat janë punëdhënësit e mësuesve, vetëm ato mund të thirren në ligjin që jeni thirrur ju”, u shpreh Hoxha.

Deputetja e PDK-së tha se tashmë partia e saj ka ushtruar kallëzim penal ndaj ministrit kosovar të financave, Hekuran Muratit.

Related Articles