Deputetja e VV-së për Osmanin: Boll na ka pas qepu

Deputetja e VV-së për Osmanin: Boll na ka pas qepu

Deputetja Adriana Matoshi nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar publikisht ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një statusi në rrjetet sociale, ku ka shprehur pakënaqësi lidhur me qëndrimet e fundit të saj për postin presidencial.

Në reagimin e saj, Matoshi ironizon me kërkesën që Osmani të vazhdojë mandatin si presidente, duke theksuar se, sipas saj, zgjedhja e Osmanit në këtë post erdhi falë mbështetjes politike të kryeministrit Albin Kurti dhe të Vetëvendosjes.

“Po du presidente. Ani, e boni presidente! U gëzum ton me zemër, edhe pse boll na ka pas qepu. Kurrë sen s’i kemi thonë,” shkruan Matoshi në statusin e saj.

Ajo shton se presidentja Osmani kërkoi të rizgjidhet në këtë post, duke paralajmëruar për pasoja politike në rast se kjo nuk ndodh.

Në postimin e saj, deputetja e Vetëvendosjes thekson gjithashtu se Osmani, sipas saj, nuk ka shprehur mirënjohje për mbështetjen politike që i është dhënë për t’u zgjedhur presidente, duke shtuar se pa këtë mbështetje nuk do ta kishte arritur këtë pozitë përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Si me ta pas me borxh moj motër! Kurrë asnjëherë nuk the faleminderit që t’boni Albini presidente. Për LDK as ëndërr se kishe pa atë pozitë. Keq valla, kam pas mendu ndryshe për ty!”, shkruan ndër të tjera Matoshi.

Related Articles