Deputetja e VV’së, Tinka Kurti, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook¸ka reaguar lidhur me arrestimet e dhunshme të aktivistëve të PSD’së nga Policia e Kosovës.
Kurti tha se nuk është ndier mirë kur ka pa arrestimet e aktivistëve, e sidomos kur subjekt i arrestimit ishin gratë.
Ajo nuk harroi të përmend se protesta është mjet i rëndësishëm demokratik.
E krejt në fund, Kurti tha se demokracia nuk ka filluar në gjysmën e dytë të vitit 2021. Sipas saj, me demokraci jetojmë prej kohësh.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Kurtit:
“Nuk ndihesh mirë me pa pamje të arrestimeve sigurisht. Aq më keq kur e pësojnë vajzat. Protesta është mjet i rëndësishëm demokratik. Gjithmonë mbetet.
Ndërkaq për disa që kanë reaguar për herë të parë: e keni pasë mundësinë me u dëshmu edhe më herët. Demokracia nuk fillon në gjysmën e dytë të vitit 2021. Jemi këtej prej kohësh”, shkruan Kurti.