Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Rozeta Hajdari, ka folur në seancën e sotme duke komentuar kërkesën e LDK-së për uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, raporton Gazeta Enigma.
Ajo e ka cilësuar këtë propozim si ekonomikisht të papërgjegjshëm dhe politikisht populist.
LEXO EDHE: LDK-ja kërkon nga Kuvendi ulje të akcizës dhe TVSH-së për naftën
Hajdari theksoi se rritja e çmimit të naftës është pasojë e inflacionit dhe krizave gjeopolitike, ndërsa pyeti nëse vendi është i gatshëm të shkurtojë shërbimet publike për një masë që, sipas saj, nuk garanton ulje reale të çmimeve të naftës.
“Ne si Grup Parlamentar me qeverisjen tonë kemi ndërhyrë aty ku duhet, kemi formalizuar tregun e naftës, kemi evituar kostot e panevojshëm dhe kemi rritur transparencën. Këto masa janë efekt real dhe afatgjatë”, ka thënë Hajdari.
