Deputetja Fejza pyetet se a do të jetë Kurti në marshin e 12 shtatorit: Vazhdimisht njerëz të VV morën pjesë në marshe për UÇK-në

Deputetja Fejza pyetet se a do të jetë Kurti në marshin e 12 shtatorit: Vazhdimisht njerëz të VV morën pjesë në marshe për UÇK-në

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arjeta Fejza, është pyetur në “Pressing” të T7, nëse Albin Kurti do të marrë pjesë më 12 shtator në marshin për ish-krerët e UÇK-së.

Ajo ka thënë se nuk e ka këtë informatë, por ajo tha se njerëz nga VV kanë marrë pjesë vazhdimisht në këto marshe.

“Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, aktivistë, anëtarë të strukturave tona kanë qenë pjesëmarrës. Nuk mendoj që as nuk është në lajm, sepse vazhdimisht ka pasur nga VV që kanë marrë pjesë në marsh”, ka thënë ai.

Related Articles