Deputetja finlandeze pas takimit me Osmanin: Kosova duhet të pranohet në KiE pa parakushte

Deputetja finlandeze pas takimit me Osmanin: Kosova duhet të pranohet në KiE pa parakushte

Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen, të enjten ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një postim në platformën  X, deputetja Tuppurainen ka shkruar se Evropa do të humbiste një mundësi të madhe nëse Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës.

Po ashtu, ajo ka theksuar se nuk duhet të ketë parakushte shtesë për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Evropa do të humbiste një mundësi të madhe nëse Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës. Bëhet fjalë për të drejtat e njeriut në një shoqëri multietnike dhe bashkëpunim të bazuar në rregulla.

Nuk duhet të ketë parakushte shtesë! Është koha për të vepruar. Takimi i shkëlqyer me presidenten Vjosa Osmani”, ka shkruar Tuppurainen.

Related Articles