Deputetja turke tregon se është me origjinë nga Kosova në Asamblenë Parlamentare të KiE-së

Deputetja turke tregon se është me origjinë nga Kosova në Asamblenë Parlamentare të KiE-së

Seda Boluk-Goren, deputetja e Turqisë në Asamblenë Parlamentarë në Këshillin e Evropës, ka rekomanduar votimin pro anëtarësimit të Kosovës, duke bërë të ditur njëheri se është me prejardhje nga Kosova.

Në seancën e sotme të Asamblesë, ajo ka theksuar se Turqia çdo herë do të jetë pro zhvillimit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor.

“Besoj se Kosova ka ecur shumë që prej krijimit të saj kur bëhet fjalë për respektimin e të drejtave fundamentale, i mirëpres zotimet e Kosovës në nivel më të lartë, me këtë besim si parlamentare me prejardhje nga Kosova e mbështesë plotësisht me gjithë zemër raportin dhe rekomandimin për anëtarësimin e Kosovë në KiE”, ka thënë Boluk-Goren. 

Related Articles