Pas ndeshjeve të kombëtareve për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, janë rikthyer edhe ndeshjet në kampionat europiane.
Premier League luan sot ndeshjet e javës 12. Një nga këto sfida është edhe ndeshja mes Norwich dhe Southampton. Të dyja këto skuadra në përbërjen e tyre kanë nga një futbollist shqiptarë, dhe pikërisht ditën e sotme në Premier League do të kemi një “derbi shqiptarësh”.
Norwich i Milot Rashicës do të presi Southampton e Armando Brojës, në orën 16:45.
Një sfidë interesante mes dy skuadrave ku në fushën e lojës me shumë gjasa për disa minuta do të shikojmë edhe një duel shqiptarësh, mes Mashicës dhe Brojës.
Futbollisti i përfaqësueses Kosovare pritet t’i besohet një fanellë titullari, ndërsa Broja për shkak të dëmtimit në kavilje që ka pasur kohët e fundit, mund ta nisë ndeshjen nga stoli.
Formacionet e mundshme:
Norwich: Krul, Aarons, Hanley, Gibson, Williams; Normann, Gilmour; Cantwell, Lees-Melou, Rashica, Pukki.
Southampton: Mçarthy, Livramento, Bednarek, Salisu, Walker-Peters; Elyounoussi, Romeu, Ward-Prowse, Redmond; A Armstrong, Adams.