Derbi i zjarrtë Drita-Gjilani, ky është parashikimi i Kreshnik Ukës

Derbi i zjarrtë Drita-Gjilani, ky është parashikimi i Kreshnik Ukës

Derbi i madh kosovar, Drita-Gjilani zhvillohet këtë mesjavë.

Drita dhe Gjilani takohen të enjtën me fillim nga ora 13:00, në kuadër të xhiros së 24’të të Superligës së Kosovës në futboll.

Kreshnik Uka, futbollisti i njohur kosovar, tani pjesë e Drenicës beson se Gjilani ka pak më shumë përparësi në këtë duel.

Përparesi i jap Gjilanit”, tha fillimisht Kreshnik Uka në emisionin VAR në Tëvë1.

“Gjilani vjen nga fitorja, Drita vjen nga dy humbje, në derbi nuk dihet, gjithçka mund të ndodhë, sa i përket fushës është më e keqja e këtij derbit dhe qytetit”, përfundoi Kreshnik Uka.

Vlen të theksohet se dy derbit e kaluar ka triumfuar skuadra e Ismet Munishit, SC Gjilani.

/Gazeta Enigma/

Related Articles