Në kuadër të javës së 7-të do të zhvillohet derbi më i zjarrtë në Kosovë mes Dritës dhe Gjilanit.
Ky ballafaqim do të luhet nesër (e mërkurë) me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan, raporton Gazeta Enigma.
Aktualisht skuadra e Gjilanit renditet në pozitën e parë, kurse Drita zë vendin e dytë.
Kujtojmë që Gjilani është i pamposhtur në pesë përballjet e fundit kundër Dritës. Dy fitore të “kuqebardhëve” dhe tri ndeshje janë mbyllur pa fitues.
Mbetet që të shihet se kush do të triumfojë derbin e parë të sezonit 2022/23.
/Gazeta Enigma/